Tuesday, 10. March 2026
Sport

Kosova eliminohet nga Evropiani i CS2

GS 12/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kosova është eliminuar në çerekfinale të Evropianit të Counter-Strike 2, që po mbahet në Prishtinë.

Djelmoshat e Kosovës u mposhtën nga Lituania 2:0 në harta.

Lituanezët fituan në hartën e parë në Anubis, edhe pse Kosova po udhëhiqte.

Në Ancient, në hartën e zgjedhur nga Kosova, ndeshja shkoi në shtesë dhe Lituania fitoi 16:15.

Në gjysmëfinale, Lituania e pret fituesin e ndeshjes Gjermani – Letoni.

Kampionati evropian Esports që po mbahet në Prishtinë, përkrahet nga kompania e njohur Telkos.

Teilen: