Sunday, 22. March 2026
Sport

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

GS 22/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë kundër  Bosnjë-Hercegovina me rezultat 33:29 në ndeshjen e luajtur në Prishtinë.

Megjithatë kjo fitore nuk i ka mundësuar Kosovës avancimin në kualifikimet për Botëror, për shkak se ndeshjen e parë e kishte humbur me 13 gola dallim.

Federata e Hendbollit të Kosovës ka thënë se fitorja konfirmon rritjen e vazhdueshme

“Fitore shumë e rëndësishme për të konfirmuar rritjen e vazhdueshme. Nuk avancojmë në kualifikimet për Botëror, por japim sinjale se kualifikimet e ardhshme për Evropian janë të Kosovës. Faleminderit shikuesve për përkrahjen e madhe”, thuhet nga FHK./teve1.info/

 

Teilen: