• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova fiton ndaj Ukrainës 31-30 dhe shpreson për Evropianin e hendbollit

14/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, e ka mposhtur Ukrainën në Prishtinë me rezultat 31:30.

Ky duel i vlefshëm për Grupin 6 në kualifikimet për kampionatin evropian “Euro 2026”, i ka rritur shpresat për “Dardanët” që të rreshtohen në mesin e më të mirëve.

Përfaqësuesja jonë e mbylli edhe pjesën e parë në avantazh, duke shkuar në pushim 16:12.

Ëndrra për t’u kualifikuar tashmë është e mundshme, nëse të dielën në Klaipeda të Lituanisë, Kosova fiton sërish ndaj kundërshtarit të njejtë.

Dy shtetet e para nga secili grup sigurojnë direkt pjesmarrjen në Kampionatin Evropian, ndërsa do të kualifikohen edhe katër më të mirat e vendeve të treta, gjë të cilën reprezentacioni ynë shtetëror e ka objektiv.

“Euro 2026” organizohet në Skandinavi, ku ndeshjet do të luhen në tri shtete, Norvegji, Suedi dhe Danimarkë, teksa finalet e këtij turneu nisin nga data 15 janar 2026.

Next Post

LIGA E EUROPËS/ Caktohen çiftet çerekfinaliste, Lacio ka kundërshtarin më të lehtë. Ka punë për dy anglezet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.