Sunday, 31. May 2026
Sport

Kosova humb miqësoren kundër Çekisë

GS 31/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova është munduar nga Çekia 2:1 në miqësoren e zhvilluar në Pragë.

Kosova, arriti të shënojë gol në pjesën e dytë përmes Lirdon Emërllahut në minutën e 80-të.

Pjesa e parë përfudnoi me rezultat 2:0 për vendasit.

Çekët e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 12-të përmes Tomas Ladra-s, i cili shënoi bukur me kokë pas një krosimi të David Doudera-s.

Ndonëse Kosova u mundua të reagonte dhe pati raste të mira shënimi me Albion Rrahmanin në minutën e 4-të dhe Veldin Hodzën në minutën e 17-të, portieri çek Lukas Hornicek ishte në lartësinë e detyrës. Në minutën e 32-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Mojmir Chytil (i cili hyri si zëvendësues pas lëndimit të Jan Kuchta-s) asistoi te Adam Hlozek, i cili me një goditje të parë dyfishoi shifrat në 2-0.

Kosova, miqësoren e radhës do ta luaj më 7 qershor kundër Andorrës në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Teilen: