Kosova i ka filluar me humbje kualifikimet për Kampionatin Botëror në hendboll.
“Dardanët” u mposhtën nga Sllovakia me rezultat 33:23, shkruan lajmi.net.
Vetëm në minutën e parë ishin në epërsi (0:1) djelmoshat tanë, ndërsa sllovakët u treguan më konkret në vazhdim të ndeshjes.
Sllovakia pjesën e parë, e përfundoi me gjashtë gola epërsi – 15:9 dhe në të dytën e ngriti atë në dhjetë gola për ta fituar ndeshjen.
Kosova në këtë ndeshje ishte pa katër hendbollistë kryesor, të cilët nuk janë grumbulluar me ekipin.
Drenit e Drilon Tahirukaj nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, ndërsa Bujar Ramosaj e Valon Dedaj nuk kanë mundur të grumbullohen, por që pritet të jenë pjesë e Kosovës për duelin e së dielës që nis në orën 17:00. /Lajmi.net/