• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova hyn për fitore sonte ndaj Azerbajxhanit

20/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sonte, Kosova zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme përballë Azerbajxhanit.

Sfida zhvillohet nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dardanët nga dita e diel kanë filluar përgatitjet, ku kanë shkuar mirë dhe pa lëndime. Atmosfera në kampin ‘dardan’ është shumë e mirë para kësaj sfide dhe basketbollistët si gjithmonë do të japin maksimumin për fitore.
Shitja e biletave po vazhdon në Prishtinë dhe Mitrovicë, teksa bileta kushton 4 Euro.

Dardanët kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e tifozëve në këtë përballje vendimtare.
Kosova më 23 shkurt më pas zhvillon ndeshjen e fundit, ndaj Zvicrës.

Takimet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Kosova dhe Azerbajxhani kanë nga një fitore dhe duan pozitën e dytë në Grupin A, ku lidere është Zvicra me katër fitore në katër ndeshje, derisa Irlanda ka dy fitore e dy humbje.
Kosova duhet të shënojë fitore patjetër në këtë duel për të mbajtur gjallë shpresat para ndeshjes së fundit që e luan ndaj Zvicrës.
Ndeshjet Kosovë-Azerbajxhan dhe Kosovë-Zvicër, mund ti ndiqni drejtpërdrejtë në platformën “Telkos”.

Next Post

Rrezikon shkarkimin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.