Sunday, 30. August 2026
Sport

Kosova i la kokulur spanjollët, i mposhti

GS 16/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës U19 i la kokulur Spanjën U19, duke e mposhtur me rezultat 4:3 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evrpopian U21.

Spanja U19 tronditet, ndërsa Kosova U19 feston. Kjo është bukuri dhe spanjollët po e njohin shtetin tonë, po i shohim humbjet nga shteti ynë.

Gërbovci (28′), Gashi (34′), Jimenez (41′ – autogol) e Gashijan (90+3) shënuan për Kosovën.

Lulzim Berisha, kryetar i tifoz[ëve Dardanë, ndihet krenar.

“Kjo ishte paraqitje ëndrrash.

Ndër fitoret më të mëdha në historinë e futbollit kosovar.

Karakteri, patriotizmi, vendosmëria, angazhimi, besimi dhe luftimi në fushë na treguan se çfarë e ardhmje e ndritur po na vjen. U lumtë futbollistëve dhe Adem Maliqit.

E jetuam një kryevepër sot. Spanja mund të mos na njohë si shtet, por e detyruam të na i njohë vlerat mbi të cilat qëndrojmë në futboll”, ka shkruar Berisha.

Teilen: