• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova ka bilanc fantastik në ndeshjet ndaj Qipros

09/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.

“Dardanët” më parë janë ndeshur dy herë më parë me këtë kombëtare.

Ndeshja e parë është luajtur me 2 qershor të vitit 2022 në Larnaca të Qipros, ku Kosova triumfoi me rezultat të pastër 2-0.

Golat u realizuan nga Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.

Ky i fundit nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme pasi gjatë ditës së djeshme Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që të përjashtoj nga kampi atë së bashku me Aro Muricin dhe Florent Muslijajn, për arsye se kanë thyer rregullat.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të po atij viti me datë 27 shtator, “Dardanët”, triumfuan bindshëm me rezultat 5-1 ndaj qipriotëve.

Një fitore e mirëseardhur për kombëtaren do të ishte edhe sot pas asaj humbje dëshpruese në tokën dardane me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë.

Sfida me Qipron fillon nga ora 18:00.

Next Post

Vlera e Kosovës dhe Qipros në Transfermarkt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.