Kosova ka triumfuar në finalen e FIBA U-16 Kampionatit Evropian ndaj Shqipërisë me rezultat 61-101(8:28,18:23,11:18,24;32).
Që nga fillimi Kosova dha maksimumin e saj duke e nisur me super seri prej 0:9 e duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi të konsiderueshme prej 25 pikësh apo rezultat të përgjithshëm 26:51.
Lufta për çdo top në çdo cep të fushës tregoi dëshirën e vërtetë të “Dardanëve” për këtë fitore.
Ritëm i njëjtë vazhdoi edhe në periudhat e fundit ku Kosova me epërsinë e krijuar po zbatonte lojën e saj pa asnjë problem. Në fund Kosova u shpall kampione e FIBA U-16 Kampionatit Evropian me rezultat 61:101.
Tek Kosova shkëlqyen Besim Bytyqi me 22 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime si dhe Lis Binishi me 20 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime.
Kosova e mbylli Kampionatin pa asnjë humbje ndërsa vitin e ardhshëm luan në një rang më lartë, në divizionin B për grup moshën U-16.