• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova kryen gjysmën e punës, dominim dhe fitore ndaj Islandës në “Fadil Vokrri”

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Kosova udhëheq në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Kombeve, pas triumfit minimal ndaj Islandës, me rezultat 2:1.

Në stadiumin e mbushur me “Dardanë” në ”Fadil Vokrri”, të zgjedhurit e Franco Fodës, ishin dominues, realizuan dy herë, por duhet t’i falen portierit Aro Muriq, i cili priti disa mundësi nga mysafirët.

Ndeshja në Prishtinë, nisi me dominim të Kosovës që pas 19 minutave kaloj në avantazh me golin e Lumbardh Dellovës.

Por gëzimi i vendësve zgjati shkurt, vetëm tre minuta, pasi kapiteni islandez, Orri Oskarsson, iu shmang mbrojtjes e portierit Muriq, për ta barazuar rezultatin.

Përzgjedhësi Franco Foda bëri zëvendësim të dyfishtë në fillim të pjesës së dytë, duke i dhënë debutimin Vesel Demakut në vend të valon Berishës, dhe duke inkuadruar Emir Sahitin, në vend të Donat Rrudhanit.

Zëvendësimet sollën ryt pasi mesfushori Elvis Rexhbeqaj, shënoj gol të bukur që mbeti goli i fitores, në ndeshjen e parë.

Kosova pati edhe raste të tjera, por rezultati më nuk ndryshoj.

Dueli i kthimit ndërmjet Islandës e Kosovës, luhet të dielën, nga ora 18:00, në Murcia të Spanjës, me fituesin, që mund të ngjitet në Ligën B të Kombeve, derisa skuadra humbëse bjen në Ligën C.

Next Post

Agim Ademi: Urime fitorja Kosovë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.