Kombëtarja e Kosovës ka kryer përgatitjen e fundit në Prishtinë para udhëtimit për në Pragë për miqësoren e së dielës kundër Çekisë.
Përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje të premten dhe në përcaktimin e ekipit, për duelin e parë miqësor të qershorit, kundër një rivali që luan në Botëror.
Dueli i së dielës luhet nga ora 16:00 në Pragë, derisa “Dardanët” në mungesë të disa nga futbollistët kryesorë, i qasen kësaj sfide të vështirë.
Kosovës përballë Çekisë i mungojnë, kapitenët Amir Rrahmani e Vedat Muriqi, që u lanë të lirë pas sezonit të ngjeshur që kishin me skuadrat e tyre. Nuk u ftuan as Milot Rashica, Valon Berisha, Fidan Aliti e Florent Hadërgjonaj, derisa Edon Zhegrova nuk deshi të vinte për arsye personale. Yjet zgjodhën pushimet para ndeshjes me Kosovën, që në Pragë do të paraqitet me futbollistët si Aro Muriq, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu, Albian Hajdari dhe tre të rinjtë, Valmir Matoshi, Rilind Nivokazi dhe Dardan Shabanhaxhaj.
Për shkak të lëndimeve, janë liruar mbrojtësit Lumbardh Dellova e Andi Hoti,derisa Bersant Celina e portieri Amir Shaipi, ekipi i bashkohen nga 1 qershori.
Pas ndeshjes me Çekinë, Kosova më 7 qershor luan miqësoren tjetër, kundër Andorrës në “Fadil Vokrri”.