Saturday, 11. April 2026
Sport

Kosova kundër Sllovenisë me fanella të zeza

GS 15/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2026.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video nga dhomat e zhveshjes, ku shihet atmosfera para sfidës, transmeton lajmi.net.

Nga pamjet duket se “Dardanët” do të luajnë me fanellat e zeza.

“Fanellat të rreshtuara, në pritje të atyre që u japin shpirt dhe krenari këtyre ngjyrave”, shkruhet në postimin e FFK-së.

Ndeshja zhvillohet sonte në Lubjanë, duke filluar nga ora 20:45./lajmi.net/

Teilen: