• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova luan miqësore me Komoret në Fadil Vokrri

09/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e dytë miqësore për muajin qershor, ku do të përballet për herë të parë në histori me Kombëtaren e Komoreve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis nga ora 19:00.

Pas fitores bindëse 5-2 ndaj Armenisë tre ditë më parë, Dardanët kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në përballjen me një kundërshtar më pak të njohur, por që vjen për të shkaktuar befasi në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda pritet të testojë kombinime të reja në formacion, duke shfrytëzuar këtë sfidë si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet zyrtare të ardhshme.

Kjo do të jetë ndeshja e parë mes dy kombëtareve dhe një mundësi e mirë për publikun kosovar që të shohë nga afër edhe lojtarë të rinj të grumbulluar nga Franco Foda.

Tifozët pritet të jenë të pranishëm në numër të madh për të përkrahur Kosovën në stadiumin e Fadil Vokrri.

Përballja ndaj Komoreve shihet si një test serioz, pavarësisht profilit më të ulët të kundërshtarit në arenën ndërkombëtare. Komoret kanë treguar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit dhe janë një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar. 

Next Post

​Liga e Kombeve, Portugalia ia merr titullin Spanjës – kampion për herë të dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.