• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova mbyll me fitore Ligën e Kombeve, mposht Lituaninë

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ligën e Kombeve, garën që e nisi me humbje, Kombëtarja e Kosovës e mbylli me fitore.

Të hënën mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri” të stërmbushur me tifozë, Kosova triumfoi ndaj Lituanisë me rezultatin minimal 1:0.

Për Kosovën, kjo është fitorja e dytë ndaj Lituanisë në Ligën e Kampionëve pasi edhe muajin e shkuar e mposhti në Kaunas, por me rezultatin 2:1.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Muharrem Jashari pas një aksioni perfekt dhe asistimit të kapitenit Vedat Muriqi në minutën e 5-t të takimi.

Jashari, në fund të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 45-të u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të ndërhyrjes dhe “Dardanët” komplet pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak.

Kështu që, duke mos llogaritur rezultatin e ndeshjes së ndërprerë me Rumaninë javën e shkuar në Bukuresht, pasi UEFA ende nuk ka marrë vendimin final, Kosova edicionin e katërt në Ligën e Kombeve e përfundoi në pozitën e dytë.

Doli e dyta në Grupin C2 të Ligës C me 12 pikë, tri më pak se Rumania që është e para dhe nëse gjërat mbesin kështu, atëherë “Dardanët” do ta kërkojnë promovimin në Ligën B nëpërmjet plejofit kurse rumunet do të promovohen direkt.

Në pjesën e dytë, Lituania që regjistroi gjashtë humbje në po aq ndeshje dhe përfundoi e fundit pa pikë duke rënë në Ligën D të Ligës së Kombeve, ishte më dominuese dhe më kërkuese.

Madje, lituanezët dy herë e qëlluan shtyllën dhe patën një rast tjetër të mirë, në të cilin portier Arijanet Muriq intervenoi për mrekulli duke shpëtuar gol të sigurt.

Kosova në tri ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në këtë kampanjë të Ligës së Kombeve, regjistroi dy fitore dhe një humbje.

Krahas Lituanisë e mposhti edhe Qipron, ndërsa pësoi nga Rumania.

Next Post

Tjetër përforcim për mesfushën, Liverpool “psonis” në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.