Thursday, 12. March 2026
Sport

Kosova me katër medalje në Ligën Botërore të të rinjve në karate

GS 04/07/2023 1 Min. Lesezeit

Katër medalje të fituara ishte bilanci i karateistëve tanë në Ligën Botërore të të rinjve dhe në Kupën Botërore të të rinjëve, që u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Enkel Hamiti fitoi medaljen e artë për U-14, kategoria _55 kg, Melos Gashi të argjendtën për U-21 në -84 kg, ndërsa Islam Selmani të bronztën për junior -55 kg, Ligën e të rinjve.

  

Ndërkohë, Yll Selimi u stolis me të artën në Kupën Botërore U-12.

Ndarjen e drejtësisë me sukses e kryen edhe gjyqtarët Besa Vitia, shef i arenës, Milazim Haliti, Ali Vokshi dhe Astrit Ndrecaj./Lajmi.net/

  


Teilen: