Tuesday, 3. March 2026
Sport

Kosova me mungesa, ky është formacioni i mundshëm për ndeshjen ndaj Rumanisë

GS 15/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës nesër zhvillon ndeshjen e parë të muajit qershor, ndaj Rumanisë e vlefshme për para-kualifikim në Euro 2024.

Alain Giresse do t’i ketë dy mungesa të mëdha për këtë ndeshje. Bëhet fjalë për Elbasan Rashani dhe Edon Zhegrova, shkruan Lajmi.net

  

Duke i parë këto mungesa, formacioni i “Dardanëve” mund të jetë tejet interesant sidomos në fazën ofansive.

Mund ta shohim ndoshta edhe debutimin e Ermal Krasniqit, i cili në fakt kaloi një sezon fantastik me ekipin rumun, CFR Cluj.

Kurse në anën e djathtë, do të vendoset Milot Rashica, i cili luajti te Galatasaray në këtë pozitë dhe arriti të fitonte titullin e Superligës së Turqisë.

Formacioni i mundshëm:

  


Teilen: