• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova me ngritje rekorde, Shqipëria nuk lëviz në ranglistën e FIFA-së

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e ardhshme, saktësisht më 28 nëntor do të publikohet ranglista e re e FIFA-s, ku do të bëhet e ditur renditja e kombëtareve pas ndeshjeve të këtij muaji.

Bazuar në llogaritjet dhe rezultatet e dueleve të fundit, Kombëtarja e Kosovës do të ketë ngritje në këtë ranglistë në krahasim me muajin e shkuar, ndërsa Shqipëria nuk do të lëviz.

Kuqezinjtë do të mbesin në pozitën e 65-të pas këtë muaj barazuan me Çekinë dhe pësuan nga Ukraina në kuadër të Ligës së Kombeve.

Për dallim prej Shqipërisë, Kombëtarja e Kosovës do të ketë ngritje historike në ranglistën e FIFA-s.

Do të ngrihet për tri pozita në krahasim me muajin e shkuar dhe kjo do të jetë hera e parë në histori që “Dardanët” do të jenë në mesin e 100 kombëtareve më të mira.

Aktualisht, Kosova rangohet e 101-ta kurse në ranglistën që do të publikohen javën tjetër, do të jetë në pozitën e 98-të.

Next Post

Vllaznia “harron” Teutën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.