Monday, 18. May 2026
Sport

Kosova mposht Francën në Kampionatin Botërorë të Karatesë, lufton për medaljen e bronztë

GS 27/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në Karate në konkurrencën e femrave kanë arritur ta mposhtin Francën në Kampionatin Botëror.

Kosova tani është vetëm një hap larg medaljes së bronztë.

“Dardanet” mposhtën Francën me rezultat 2:0, shkruan lajmi.net.

Në kampionatit që po mbahet në Budapest të Hungarisë, karateistet mposhtën Anglinë, por humbën nga Japonia.

Për këtë arsye Japonia e fitoi grupin, duke e dërguar Kosovën në repesazh, ku mposhtën Zvicrën, përpara se të përballeshin me Francën.

Të dielën, përfaqësuesja e Kosovës në karate do të luftoj me Kazakistanin për medaljen e bronztë.

Kazakistani ka përfaqësuese të suksesshme në karate dhe arriti deri në gjysmëfinale ku pësoi 7:5 nga Japonia.

Në këto gara morën pjesë edhe Kosova në konkurrencën e meshkujve, të cilët u eliminuan nga Italia në repesazh. /Lajmi.net/

Teilen: