Monday, 24. August 2026
Sport

Kosova mposht me përmbysje Malin e Zi, në sportin e padelit

GS 24/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ekipi i Kosovës në padel, në konkurrencën e përzier “Mixed Doubles” e ka mposhtur Malin e Zi, në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Dyshja Lavdrim Krasniqi dhe Donika Bashota triumfoi ndaj çiftit malazias Gianluca Pelonzi & Ivanka Simonoviq, me rezultat 6-7, 6-4, 6-1.

Me këtë fitore, Kosova siguron kualifikimin në çerekfinale në dy kategori dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me çiftin italian Casetta & Dal Pozzo.

Teilen: