Friday, 22. May 2026
Sport

Kosova mposht Ukrainën, shton gjasat për kualifikim në Evropian

GS 13/03/2025 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2026”.

Të enjten, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtina, Kosova mposhti Ukrainën 31:30 me rezultatin në ndeshjen që i takoi Grupit 6.

Për Kosovën, kjo është fitorja e parë në kualifikimeve në tri ndeshje të luajtura pasi më herët ka pësuar nga Ishujt Faroe dhe Holanda.

Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe pjesën e parë e mbylli me një epërsi prej katër pikëve 16:12.

Në pjesën e dytë, ishte një lojë shumë e fortë por në fund Kosova arriti të triumfoj me një pikë epërsi për të shpresuar në kualifikim të Evropianin e vitit të ardhshëm.

Më efikasi te Kosova ishte Leonard Gegaj me 9 gola kurse kapiteni Valon Dedaj shtoi 8 gola. Në anën tjetër, tek Ukraina u veçua Dmytro Artemenko me 10 gola nga 12 tentime

Kjo fitore, shton gjasat e Kosovës për kualifikim në Evropian, që do të ishte sukses historik.

Kosova të dielën do të luajë sërish ndaj Ukrainës, por në Klaipeda të Lituanisë.

Dy të parët e grupit kualifikohen në Evorpian. Kualifikohen edhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë, prej tetë grupeve sa janë gjithsej dhe Kosova këtu e kërkon rastin e saj për kualifikim.

https://www.instagram.com/share/_wlTTXc0W

Teilen: