• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova mposhtet edhe në miqësoren e dytë nga Kuvajti, por me paraqitje dukshëm më të mirë

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e dytë stërvitore me Kuvajtin. Në Lashko të Sllovenisë, Kombëtarja jonë pësoi me rezultat 30:25.

Në fakt djemtë tanë ishin kundërshtarë të barabartë të Kuvajtit e në shumë momente edhe më të mirë. Në minutën e 53-të rezultati ishte i barabartë, 24:24. Më pas në rezultat ndikuan vendimet e gjyqtarëve, që ishin nga Kuvajti. Dhe kështu fitorja i takoi Kuvajtit.

  

Paraqitja e Kosovës ishte dukshëm më e mirë se në ndeshjen e parë, të luajtur të martën. Kanë funksionuar shumë më tepër gjëra si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Por gjyqtarët kuvajtas, që janë për trajnim në Slloveni, dolën në skenë me vendime kundërthënëse që edhe caktuan fituesin.

Dy ndeshjet në Slloveni gjithsesi ishin të vlefshme për shtabin teknik që drejtohet nga Bujar Qerimi. Janë provuar disa lojtarë të rinj dhe është testuar forma e të tjerëve në prag të ndeshjeve të ardhshme kualifikuese, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Kuvajti – Kosova 30:25 (17:12)

Kosova: Zena, Gjuka 7, Samohoda 2, Thaqi 1, Muqolli 2, Shabani 3, Zogaj, Gegaj 1, Palushi 1, Mushkolaj 3, Ninaj 5, Cacaj, Mulaj, Luzha, Alaj

  

  


Next Post

Më shumë para nga UEFA për klubet shqiptare, rriten të ardhurat pas firmës së Al Khelaifit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.