Friday, 28. August 2026
Sport

Kosova mposhtet nga Tunizia në “Taranto 2026”

GS 28/08/2026 1 Min. Lesezeit

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e luajtën të premten ndeshjen e radhës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në Fasano, vajzat tona u përballën me Tunizinë, favoriten e madhe të këtyre Lojërave.

Tunizia fitoi me rezultat 38:10. Tunizia ka ekip me përvojë dhe cilësor, që edhe e bëri dallimin në ndeshje.

Të dielën Kombëtarja jonë e luan ndeshjen e fundit në grup, ndaj Maqedonisë së Veriut.

Teilen: