Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ballafaqime në muajin shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do të ballafaqohet me 6 shtator kundër Rumanisë në “Fadil Vokrri”, teksa tre ditë më vonë do luajnë ndaj Qipros në udhëtim.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, trajneri Franco Foda dhe drejtuesit e kombëtares tashmë kanë të qartë shumicën e lojtarëve që do t’i ftojnë në këto ballafaqime. Një risi mund të jetë në portë, ku Amir Saipi, portieri i Luganos, mund të merr ftesë tek kombëtarja A për këto ballafaqime.
Ende nuk ka një përgjigje definitive, por 24 vjeçari është nën ‘lupën’ e trajnerit dhe pëlqehet shumë për t’u ftuar në të ardhmen. Mbetet të shihet se cila do jetë preferenca e portierit në fjalë, i cili aktualisht aktivizohet tek Lugano në Zvicër.
Në të kaluarën, Saipi ka luajtur për kombëtaren U-20 dhe U-21 të Zvicrës. Poashtu vlen të ceket se Saipi kishte takuar Agim Ademin në vitin 2019 dhe kishte shprehur interesim për të ardhur tek Kosova.
Lista pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme, teksa mbetet të shihet se a do jetë Saipi pjesë e Kosovës…
/GazetaBlic Sport/