Sunday, 29. March 2026
Sport

Kosova, Muriq: E kemi merituar të jemi këtu, jemi gati për ndeshjen ndaj Turqisë

GS 29/03/2026 2 Min. Lesezeit

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, ka konfirmuar gatishmërinë e ekipit për këtë përballje historike, duke premtuar angazhim maksimal për arritjen e objektivit.

“Jemi gati për ndeshjen dhe besoj që do të jetë një ditë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka nga vetja për të arritur fitoren”, ka thënë Muriq

Ai ka rikujtuar rrugëtimin deri në finale, duke theksuar besimin e vazhdueshëm të skuadrës.

“Sigurisht që kemi besuar gjithmonë. Siç kam thënë edhe në intervistat e mëparshme, deri në momenti ne fundit asgjë nuk përfundon dhe ja ku jemi tani. Tash gjithçka varet nga ne. Mendoj që e kemi merituar të jemi këtu dhe do të japim maksimumin për ta merituar edhe fitoren”, është shprehur ai.

Muriq ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke shpresuar që skuadra t’i bëjë krenarë në këtë sfidë vendimtare.

“Sa i përket tifozëve, mbështetja e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe na kanë dhënë forcë në çdo moment. Jemi shumë mirënjohës për kë të dhe shpresoj që t’i bëjmë krenarë duke dhënë gjithçka në fushë”, ka përfunduar ai.

Teilen: