• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës është në epërsi ndaj Suedisë pas pjesës së parë, në ndeshjen që po luhet në Prishtinë.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të mbushur me tifozë, Kosova po avancon 2:0 dhe është vetëm 45 minuta larg fitores së parë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 26-të pas një kundërsulmi të shpejtë për ta elektrizuar atmosferën në stadium.

Epërsinë e dyfishoi Vedat Muriqi (42′) pas bashkëveprimit me Albion Rrahmanin.

Ndeshja që i takon Grupit B kualifikues ishte intensive në pjesën e parë, me Kosovën që u vërsul në kërkim të golit të parë.

Në fakt, qysh në minutën e 10-të, Kosova pati rast të mirë kur doli përball portierit kundërshtar por gjuajti plogësht dhe topi përfundoi jashtë porte,

Tentim pati edhe Leon Avdullahu në minutën e 35-të por pa sukses, ndërsa Suedia vetëm në minutën e 25-të pati rast ideal nëpërmjet Viktor Gyokeresit, gjuajtjen e të cilit nga afërsia e dëboi portieri Arijanet Muriq.

Kjo është ishte gjuajtja e parë për Suedinë, pasi Kosova në 45 minutat e para ka luajtur mirë dhe duket se ka zbatuar ashtu siç duhet kërkesat e selektorit Franco Foda.

Kosova e nisi kampanjën kualifikuese me humbje të thellë 4:0 në udhëtim të Zvicra të premten, ndërsa Suedia barazoi 2:2 si mysafire e Sllovenisë.

Next Post

Kosova kalon në epërsi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.