Friday, 15. May 2026
Sport

Kosova në kërkim të fitores së parë niset drejt Andorrës

GS 11/10/2023 1 Min. Lesezeit

Të enjten Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimit për Kampionat Evropian.

  

“Dardanët” sot kanë udhëtuar drejt Andorrës, i cili është kundërshtari i radhës, shkruan lajmi.net.

Federata e Futbollit të Kosovës ka postuar një video me mbishkrimin:

“Dardanët nisen për në Andorra, ku të enjten do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2024”.


Kosova gjendet në Grupin së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusi dhe Andorrën.

Skuadra e Alain Giresse pas gjashtë ndeshjeve ende nuk ka arritur të marrin fitoren e parë dhe kanë një rekord prej katër barazimeve e dy humbjeve. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: