• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova në kërkim të një trajneri, Curri: Duhet dikush si Silvinho, nuk harrohet motivimi i De Biasit në Serbi-Shqipëri

27/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova është në kërkim të një trajneri, pas dështimit në kualifikueset e Euro 2024. Te Dardanët nuk duan të përsërisin të njëjtat gabime, teksa po marrin të gjithë kohën e nevojshme për të gjetur teknikun e ri pas divorcit me sllovenin Primoz Gliha.

I mirënjohuri Debatik Curri, në një intervistë në Kosovë për “Dueli Sportiv”, shprehet se duhet një trajner si Silvinho, për të kualifikuar përfaqësuesen në një kompeticion të rëndësishëm për shtete.

Gjithashtu, ai vuri theksin te efekti që mund të japë motivimi i një trajneri, duke kujtuar De Biasin te Shqipëria në ndeshjen e famshme të Beogradit ndaj Serbisë.

“Na duhet një trajner si i Shqipërisë, i cili mund të bëjë përzgjedhjet e duhura.

Giresse nuk menaxhoi grupin si duhet. Unë jam tifoz i asaj që kushdo që e meriton, duhet të luajë. Pa yje dhe pa emra, në ndeshjet e fundit, bëmë paraqitje.

Gliha nuk është që nuk pati rezultate. Për mendimin tim rezultat i pati të mira dhe diti t’i menaxhojë, por me deklarata ka qenë skandaloz, sikur me qenë trajner i Ligës së Tretë. Realisht para kamerave kur dilte, nuk dihej nëse po fol me kameramanin apo me shikues.”

”Përmendte taksistë, gazetarë të ndryshëm edhe me këtë pjesën e deklaratave, nuk lejonte as lavdërime.

Nuk mund të lë pa kujtuar edhe ndeshjen me Serbinë, kur droni u fut në stadium. De Biasi i motivoi të gjithë. Unë e kam ditur se ku po shkojmë, sepse e kam përjetuar-” tha ai.

Next Post

Zyrtare: Federatës së Futbollit të Bullgarisë ka mbetur pa president, Mihaylov ofron dorëheqje pas presionit publik  

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.