• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova në vazon 4 nëse kualifikohet në Botëror

25/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA ka publikuar të martën vazot për shortin e Kupës së Botës 2026.

Kualifikimin në Botërorin që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, e shpreson ende Kosova. Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Botëror.

Më 26 mars “Dardanët” luajnë me Sllovakinë në Bratislavë. Nëse fitojnë, më 31 mars presin Turqinë apo Rumaninë. Dhe me fitore edhe në atë ndeshje, do të kualifikoheshin në Botëror.

Nëse kualifikohet, Kosova do të jetë në vazon e katërt për short, bashkë me fituesit e tri plejofeve tjera evropiane, dy plejofeve ndërkontinentale dhe Jordaninë, Kepin e Gjelbër, Ganën, Kuraçaon, Haitin dhe Zelandën e Re.

Në vazon e parë janë Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja si nikoqire dhe po ashtu Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

Vazoja e dytë përbëhet nga Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria dhe Australia.

Dhe vazoja e tretë përbëhet nga Norvegjia, Panamaja, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.

Shorti i Botërorit tërhiqet më 5 dhjetor.

Ky do të jetë Botërori i parë në histori me plot 48 përfaqësuese. Do të formohen 12 grupe me nga katër përfaqësuese. Në Botëror, dy të parët në grup avancojnë në 1/16 e finales, bashkë me tetë përfaqësueset më të mira të vendit të tretë, prej 12 grupeve gjithsej.

Ceremonia e shortit, që pritet të jetë madhështore, do të mbahet në Washington. Do të marrin pjesë delegacionet e federatave të kualifikuara dhe atyre që janë ende në garë. Pra edhe delegacioni i Kosovës.

FIFA është kujdesur që ndarja në grupe të jetë e tillë që përfaqësueset favorite mos të përballen deri në fazë të vonshme të Botërorit. Ndarja në vazo është bërë në bazë të ranglistës së fundit të FIFA-s.

Next Post

VIDEO/ Fitore e artë për Benfica-n, Ajaxi në krizë të thellë, mposhtet Galata

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.