• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova nis rrugëtimin e ri në parakualifikimet e Eurobasket 2029

28/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me rikthimin e Bujar Locit në bankinën e Kombëtares, Kosova në basketboll ka nisur një kapitull të ri, ndoshta edhe një epokë të re. Dardanët, të cilët vijnë nga një cikël i vështirë dhe me rezultate larg pritjeve, këtë herë po e fillojnë garën nga e para, por me një atmosferë krejt tjetër: të uritur, të motivuar dhe të vendosur që hapat e tyre të jenë më të sigurt se kurrë.

Screenshot

Që nga fillimi i javës, në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit, Kombëtarja ka nisur përgatitjet në kuadër të përgatitjeve intensive për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Nën drejtimin e trajnerit Loci, që zëvendësoj Choletin e larguar e pa rezultate, duket se atmosfera te Dardanët është ndezur dhe motivimi i lojtarëve dukshëm në nivel tjetër.

Gjatë javës ekipit iu bashkuan edhe Erjon Kastrati e Erolt Rrahmani, ndërkohë, në vend të Divine Myles, i cili është i lënduar, është ftuar Malcolm Armstead, një emër me eksperiencë që pritet të sjellë qetësi dhe kreativitet në lojën e Kosovës.

Pas përgatitjeve në Prizren, ekipi zhvendoset në Shkodër, aty ku më 30 nëntor, në orën 18:00, do të zhvillohet derbi i trojeve shqiptare: Shqipëri–Kosovë. Një ndeshje që gjithmonë sjell emocione, krenari dhe rivalitet sportiv, por këtë herë ka edhe peshë të madhe kualifikuese.

Për dy lojtarët më të mirë të vendit dhe më me përvojë te ekipi i Kosovës, Dardan Berisha e Drilon Hajrizi,  sfida e parë mund të përcaktojë rrugën e të gjithë fushatës.

Screenshot

Kosova gjendet në të njëjtin grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë. Nga tri grupet e parakualifikimeve, vetëm vendi i parë dhe vendi i dytë më i mirë vazhdojnë tutje. Kjo e bën çdo gabim të kushtueshëm dhe çdo fitore të vlefshme si ar.

Mirëpo, me energjinë e rikthyer, me stafin e ri dhe me lojtarët që shfaqin uri për sukses, Dardanët duket se nuk po hyjnë në këtë garë vetëm për të marrë pjesë — por për të treguar se Kosova mund të rikthehet aty ku synon të jetë: në skenën e madhe të basketbollit evropian.

Next Post

Hendboll, fitore bindëse e Kosovës U17 ndaj Britanisë së Madhe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.