Sunday, 30. August 2026
Sport

Kosova nuk ndalet, i “rrëmben” një tjetër futbollist… Zvicrës

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kosova nuk ndalet me afrimet, teksa së fundmi raportohet se mesfushori i Zyrihut, Bledian Krasniqi, ka pranuar të luajë për “Dardanë”. 

KOSOVA-KRASNIQI-1-780x439

Bëhet me dije se Krasniqi, ka refuzuar Zvicrën për të cilën ka luajtur në të gjitha grupmoshat dhe ka nisur procedurat për pasaportën kosovare. 

Vlen të theksohet fakti se muajin e kaluar edhe Amir Shaipi debutoi për Kosovën, pasi luajti për gjitha grumoshat e Zvicrës. 

Mesfushori Krasniqi ka mbushur 23 vjet më 17 qershor dhe aktualisht ka kontratë me Zyrihun deri në vitin 2027, pjesë e të cilit është nga viti 2018. 

Ai vetëm në një sezon ishte në huazim te Uill 1900, ndërsa pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar te gjiganti zviceran. 

Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg aktualisht është 1.5 milion euro. Ai luan në të gjitha pozitat e mesfushës, si mbrojtëse edhe ashtu sulmuese. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: