Thursday, 9. April 2026
Sport

Kosova, organizatore e Lojërave Mesdhetare, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi zbulon detaje interesante për lajmi.net

GS 23/09/2023 2 Min. Lesezeit

Kosovës i është besuar organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ka votuar pro kandidaturës Prishtina 2030.

55 vota pro, 8 kundër dhe tri vota të pavlefshme ishte bilanci i fitores së madhe të Kosovës, ku delegatët e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, nuk kishin të drejtë vote, sikurse delegatët e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima.

  

Shqipëria do të jetë bashkëorganizatore, pasi sporti i lundrimit do të zhvillohet në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht se Kosova ishte kandidatja e vetme, procesi nuk ishte aspak i lehtë, marrë parasysh kundërshtimin e madh të Serbisë, delegati i së cilës kërkonte të hidhej në votim shtyrja e zgjedhjes së vendit mikpritës deri pas Lojërave Olimpike Paris 2024, propozim që sipas drejtuesve të ICMG-së është në kundërshtim me statutin e ICMG-së, pasi një propozim i tillë për ndryshim të rendit të ditës do të duhej të vinte muaj më parë.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi është rrëfyer për lajmi.net për Lojërat në fjalë.

Shikoni intervistën në videon e mëposhtme./Lajmi.net

  

  


Teilen: