Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave sot luajnë ndeshje miqësore me Lihtenshtajnin.
Ndeshja zhvillohet prej orës 18:30 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, transmeton lajmi.net..
Përfaqësuesja është mbledhur të hënën për t’u përgatitur për dy ndeshjet me Lihtenshtajnin.
Kosova është në seri prej pesë fitoreve në ndeshje miqësore. Ndeshja e dytë është më 16 korrik po në Hajvali.
‘Dardanet’ në shtator fillon me ndeshje në Ligën e Kombeve./Lajmi.net/