UEFA hodhi shortin e fazës çerekfinale të ligës së kombeve mes 8 kombëtareve më të mira të dala nga ndeshjet në grupe të Ligës A.
Dueli që spikat është Itali-Gjermani një klasike e futbollit europian dhe atij botëror, mes dy përfaqësuesve që kanë fituar shumë në nivel kontinental dhe jo vetëm.
Axurrët bënë një fazë grupesh shumë të mirë, por e djallosën në fund kur u mund në shtëpi nga Franca 3 me 1 duke u renditur të dytët çka i prishi punë në short pasi kapën një kombëtare si Gjermania e cila dominoi grupin e vet.
Një tjetër duel spektakolar i ndeshjeve çerekfinale është ajo me Holandës dhe Spanjë. Tulipanët u renditën të dytët pas Gjermanisë në grupe ndërsa Spanja dominoi kundrejt Danimarkës, Serbisë dhe Zvicrës.
Dy çerekfinalet e tjera janë Kroaci-Francë dhe Danimarkë-Portugali. Çerekfinalet do të zhvillohen në mars të vitit 2025.
Katër ekipet e kualifikuara do të marrin pjesë në një “Final Four” në qershor të vitit të ardhshëm ku do të diskutojnë trofeun, por jo vetëm pasi do të kenë edhe një bonus shtesë për të qenë pjesë e Play Off të kualifikimit në botëror në rast se nuk e bëjnë këtë gjë përmes eliminatoreve.
UEFA po ashtu hodhi edhe shortet e Play Off dhe Play Out për ekipet që duan të ngjitën në ligë apo të zbresin nga ligat përkatëse.
Duelet që do të përcaktojnë se kush do të jetë në ligën A dhe kush do të shkojë në ligën B në edicionin e ardhshëm janë Turqi-Hungari, Ukrainë-Belgjike, Austri-Serbi dhe Greqia-Skoci.
Ndërkohe Kosova e cila do të provojë të kapë ligën B, duhet të kalojë në ndeshjet me sistem vajtje-ardhje Islandën. Kosova u rëndit e dyta në grupin e vet pas Rumanisë në ligën C dhe tani do të ketë punë me skuadrën nordike e cila u rendit në vendin e parafundit në grupin e vet të ligës B.
Sllovaki-Slloveni, Bullgari-Irlandë dhe Armeni-Georgji janë të dyja duele ku luhet për të kapur ligën B. Edhe këto sfida do të luhen në mars të vitit të ardhshëm./vizionplus.tv