Monday, 13. April 2026
Sport

Kosova pret Izraelin, dalin në shitje biletat

GS 06/10/2023 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael.

  

Biletat në Veri dhe Jug do të kushtojnë 5 euro, në Lindje 10 euro, në Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta, shkruan Lajmi.net.

Blerja e biletave bëhet online përmes linkut: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Përballja luhet në “Fadil Vokrri” më datë 15 tetor 2023, në orën 20:45. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: