Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kosova promovohet në Ligën B, mposht Islandën

GS 23/03/2025 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futboll është promovuar në Ligën B të Ligës së Kombeve, nivel në të cilën do të paraqitet për herë të parë në sezonin e ri të kësaj gare të UEFA-s.

“Dardanët” mposhtën Islandën në të dyja ndeshjet e play-offit për të siguruar ngjitjen në Ligën B nga Liga C.

Pas fitores 2:1 në Prishtinë të enjten, Kosova e mposhti Islandën edhe në ndeshjen e dytë që u zhvillua në Murcia të Spanjës me rezultatin 3:1.

Kështu që, “Dardanët” avancuan në Ligën B me rezultatin e përgjithshëm 5:2 duke bërë që Islanda të bie në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Më i merituari për fitoren në ndeshjen e dytë, padyshim se ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili realizoi “hat-trick”.

Në fakt, Kosova e fitoi këtë ndeshje me përmbysje të rezultatit pasi Islanda zhbllokoi rezultatin në minutën e dytë me anë të Orri Oskarsson.

Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj nëpërmjet Muriqit, i cili dy gola shënoi në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën për të kompletuar “hat-trickun”. Muriqi, golat i shënoi në minutat 35-të, 48-të dhe 79-të.

Islanda ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi Aron Gunnarsson u përjashtua në minutën e 69-të pas kartonit të dytë të verdhë.

Po ashtu, në minutat e fundit të këtij takimi, te Kosova debutoi edhe mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni, i cili është pjesë e skuadrës së Prishtinës.

Teilen: