Friday, 3. April 2026
Sport

Kosova reziston ndaj Gjermanisë, me këto shifra mbyllet pjesa e parë

GS 12/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova U21 po përballet sonte me Gjermaninë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 0:0.

  

Sfida po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 19:00.

Për “Dardanët” do të jetë kjo ndeshja e tretë në Grupin D.

Të udhëhequrit e Afrim Tovërlanit triumfuan ndaj Estonisë në qershor, kurse pësuan humbje ndaj Polonisë para katër ditësh.

Kosova U21 është e dyta në grup me tri pikë, aq sa ka edhe Polonia U21 si lidere, por me një ndeshje më pak.

  

  


Teilen: