Friday, 22. May 2026
Sport

​Kosova rrëmben tri medalje në Turneun Ndërkombëtar të Boksit

GS 22/05/2026 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix”, i cili u mbajt në Zagreb të Kroacisë nga 18 deri më 21 maj 2026, duke fituar një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Në finalen e zhvilluar më 21 maj, Kosova u përfaqësua me dy boksierë. Bashkim Bajoku, në kategorinë deri në 55 kilogramë, triumfoi ndaj boksierit italian Attrativo, duke siguruar vendin e parë dhe medaljen e artë.

Zenel Hasani, në kategorinë deri në 65 kilogramë, zhvilloi një duel të fortë kundër boksierit kroat Tomislav Siprak, por në fund u rendit në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.

Ndërkaq, Taulant Jakupi fitoi medaljen e bronztë, derisa trajneri i kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet dhe nivelin e treguar nga boksierët kosovarë gjatë gjithë turneut, veçanërisht në ndeshjet finale.

Drejtësinë në këtë turne e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar kosovar Latif Demolli. Ky rezultat paraqet një tjetër sukses për boksin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Teilen: