Kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Kosovës dhe Rumanisë.
“Dardanët” do të ndeshen me Rumaninë sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit I të kualifikimeve, shkruan lajmi.net.
Për shkak të reshjeve të shiut, gjendja e fushës së stadiumit kryeqytetas nuk është në gjendjen më të mirë.
Përgjegjësit tash e disa orë po vazhdojnë punën për të larguar ujin nga terreni, mirëpo fusha vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë.
Supersport Albania ka publikuar pamjet nga stadium, ku shihen disa zyrtarë duke testuar topin në fushë.
Nga ajo që shihet, duket qartë se topi nuk kërcen fare dhe se mezi lëvizë nëpër fushë.
Në mediat rumune është raportuar se ndeshja mund të mos luhet sonte, megjithatë ato i ka hedhur poshtë kreu i FFK-së, Agim Ademi me anë të një deklarate të dhënë pak minuta më parë.
Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë të tubuara në grup pas dy ndeshjeve.
Ndërkaq, Rumania është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Zvicra lidere./Lajmi.net/