Ka përfunduar pjesa e parë e duelit mes Qipros dhe Kosovës.
Kosova ka mbyllur 45 minutat e para me avantazh solid prej 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Vedat Muriqi në minutën e 9’të konvertoi penalltinë e fituar nga Rrudhani për t’i dhënë epërsinë Kosovës.
Pikërisht kjo dyshe ishte protagoniste për golin e dytë. Muriqi gjeti golin e dytë pas krosimit të bukur nga Rrudhani në minutën e 21’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/