• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova triumfon bindshëm ndaj Bullgarisë në kualifikimet për Euro 2026 

18/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të merituar në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në fazën ‘Main Round’.

Pas disfatës si mysafirë në duel me Gjeorgjinë (3:1),

Dardanët e futsallit shkëlqyen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat të thellë 6:2.

Serinë e golave për Kosovën e nisi Ramadan Alaj, në minutën e 3-të, për ta vazhduar Ylli Mazreku (7’), Shefki Kameri (11’), Drilon Maxharaj (24’), Malush Qerimi (35’) dhe Fitim Krasniqi (38’), teksa të dy golat për bullgarët i realizoi Martin Stoykov, në minutat 13’ dhe 32’. Me këtë fitore, Dardanët konfirmuan formën e mirë dhe synimin për të vazhduar drejt objektivit madhor të kualifikimit në Euro 2026.

Agon Ramadani, përzgjedhës, tha: “Ne jemi përgatitur që ta bëjmë maksimumin në këtë ndeshje sepse nuk donim të lejonim befasi. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve.

Angazhimi i tillë nuk ka munguar as në Gjeorgji, por atje nuk shkoi gjithçka qysh e kishim parashikuar. Normalisht se gëzimi i fitores para tifozëve tanë është shumë i madh.

Lojtarët patën dëshuirë të flaktë për fitore dhe e realizuan atë. Ne treguam se më nuk jemi autsajder.

Dihet se në grup e kemi Francën që ishte në vend të tretë dhe Gjeorgjinë që ka qenë në çerekfinale në Evropianin e kaluar, por ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndjekur objektivin për dy vendet e para në grup. Natyrisht se nuk është e lehtë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të luftojmë deri në fund. Na pret një pushim prej një muaji dhe duhet ta mbajmë formën që të paraqitemi denjësisht kundër Francës”.

Ramadan Alaj, kapiten, tha: ”Pas një loje shumë të mirë në Gjeorgji por një rezultati zhgënjyes, sot kemi treguar një lojë brilante dhe me meritë iu gëzuam fitores. Bashkëlojtarët e mi kanë dhënë maksimumin e tyre dhe ndjehem krenarë për këtë sukses. Tani vazhdojmë të ndjekim objektivin tonë”.

Next Post

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton nën kullën Eifel

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.