Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar fitoren e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Vashat kosovare mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete, 30:28, 25:17, 19:25 dhe 25:16.
Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në këtë garë, pas triumfit ndaj Algjerisë, ndërsa deri më tani ka regjistruar edhe një humbje nga Greqia.
Kosova tashmë e ka përpara një përballje vendimtare ndaj Turqisë, e cila do të zhvillohet nesër.
Ndeshja pritet të jetë përcaktuese për kalimin e Kosovës në fazën tjetër të garës.
Teilen: