Wednesday, 13. May 2026
Sport

Kosova triumfon në turneun ndërkombëtar të futbollit për të verbër

GS 04/12/2023 1 Min. Lesezeit

Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali u bë pritës i një ngjarje të rëndësishme sportive – turneut ndërkombëtar të futbollit për të verbër, njofton FFK, shkruan lajmi.net.

Ky turne u organizua në bashkëpunim të ngushtë mes FFK-Së, UEFA-s dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Sportit për të Verbërit (IBSA), me përfshirjen e tri ekipeve: Kosovës, Austrisë dhe Sllovenisë.

Ekipi i Kosovës doli fitues i këtij turneu pas përballjeve interesante.

Ky turne ndërkombëtar shërben si një shembull i përpjekjeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për të fuqizuar rolin e sportit edhe në komunitetin e të verbërve dhe gjithashtu nxit ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përfshirjes dhe mundësive të barabarta në futboll për të gjithë. /Lajmi.net/

 

Teilen: