Kosova U-20 meshkujt, ka triumfuar ndaj Armenisë me rezultat 75:115 (19:30,19:32,21:25,16:28).
“Dardanët”, patën nën kontrollin e tyre ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe ishin bindshëm më të mirë së kundërshtari si në sulëm ashtu edhe në mbrojtje, gjë që ia siguroj edhe fitoren.
Kosova U-20, ka zhvilluar tri ndeshje në kuadër të FIBA U-20 Kampionatit Evropian dhe ka dy humbje në grup ndaj Hungarisë dhe Suedisë dhe një fitore ndaj Armenisë.
Më të dalluarit tek Kosova ishin Rron Dahsyla me 27 pikë, 1 kërcime dhe 3 asistime si dhe Eliot Peci me 15 pikë, 4 kërcime dhe 5 asistime.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon me 16 korrik ndaj Moldavisë me fillim nga ora 12:00.