Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kosova U14 mposhtet në turneun YDF të basketbollit

GS 02/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në Shkup të Maqedonisë Veriore po vazhdon të zhvillohet turneu i YDF-së për U14 në të dyja konkurrencat.

Kosova sonte është përballur me Maqedoninë Veriore.

Vajzat e Kosovës pësuan me rezultat 24:73 (5:18, 6:18, 3:17, 10:20).

Kjo ishte humbja e dytë për Kosovën, pas asaj nga Turqia.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës luftuan deri në fund, por pësuan me rezultat 57:72 (10:16, 22:30, 9:10, 16:16).

Dallimi u bë në pjesën e parë, pasi e dyta ishte e barabartë.

Kosova të premten do të përballet me Rumaninë dhe të dielën me Bullgarinë.

Teilen: