Futbollistet e Kosovës U16, kanë zhvilluar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “UEFA Development Tournament U16” që po mbahet në Tiranë.
“Dardanet” e reja të udhëhequra nga përzgjedhësja Albina Rrahmani kanë pësuar disfatë nga Portugalia me rezultatin 2:0.
Ndeshjen e fundit, Kosova e ka të shtunën ndaj Skocisë. Ditë më pare, Kosova mposhti Shqipërinë me rezultatin e thellë 6:0.