• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova U17 kalon në Ligën A të kualifikimeve për Euro 2026

11/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, duke siguruar kalimin në Ligën A për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2026.

Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit e përfunduan ciklin kualifikues në pozitën e dytë të Grupit B të Ligës B, me pikë të barabarta me kombëtaren e Uellsit.

Kjo e fundit u kualifikua direkt si fituese e grupit falë goldallimit më të mirë, ndërsa Kosova e ruajti shpresën për kalim përmes pozitës së dytë më të mirë në grupet e Ligës B, gjë që u konfirmua sot pas humbjes së Sllovenisë ndaj Islandës (0:3).

Dardanet U17 zhvilluan një paraqitje mbresëlënëse gjatë këtij cikli të Ligë B, që u mbajt muajin e kaluar në Moldavi, duke mposhtur Moldavinë me rezultat 1:0 dhe Azerbajxhanin me shifrat bindëse 6:0, ndërsa barazuan me Uellsin 1:1 në ndeshjen vendimtare për kreun e grupit.

Kësisoj, Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave për herë të katërt radhazi arrin të kalojë nga Liga B në Ligën A, një dëshmi e progresit të vazhdueshëm të futbollit të vajzave në vendin tonë dhe e punës së përkushtuar të stafit teknik dhe lojtareve të reja dardane.

Next Post

Real Madridi e cakton çmimin e largimit për Vinicius Jr

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.