• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova U17 mposht me rezultat bindës Gjeorgjinë

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka siguruar fitoren e parë në turneun kualifikues për Evropianin “Suedia 2024”.

  

Ky turne po zhvillohet në Kosovë dhe “Dardanet” triumfuan në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 2:0 përballë Gjeorgjisë.

Kosova arriti të zhbllokojë rezultatin përmes Mirjeta Januzit.

Në përfundim të pjesës së parë Riga Kallaba thelloi epërsinë e Kosovës, duke shënuar nga pika e bardhë për 2:0.

Përzgjedhësja Sanije Krasniqi u shpreh e kënaqur me paraqitjen e Kosovës ndonëse nuk mohoi faktin se duhet punuar edhe më shumë për takimin e radhës.

“Ishte një lojë më e mirë se sa herën e kaluar ndaj Armenisë pasi që arritëm rezultat pozitiv. Deri tani i kemi dhënë rastin të gjitha futbollisteve. Çdo ditë po përmirësohemi, mirëpo duhet të punojmë në finalizimin e rasteve të cilat po i kemi gjatë lojës dhe shpresojmë që në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut të arrijmë fitore dhe të dalim në vendin e parë”, tha ajo.

Takimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku përcaktohet skuadra fituese e grupit, që siguron kalimin në Ligën A, zhvillohet të hënën, më datë 9 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë, nga ora 12:00, e në po të njëjtën orë por në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Armenia përballet me Gjeorgjinë. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

Pochettino për Brojën: Ne besojmë në të, është tejet i talentuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.