• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova U19 gati për kualifikimet e “Euro 2025”

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Selektori i Kombëtares U19 të Kosovës në futboll, Adil Maliqi të premten ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2025.

Maliqi në listën e tij ka ftuar 20 futbollistë për turneun kualifikues që mbahet prej datës 13 deri më 19 nëntor në Prishtinë.

Krahas kësaj, Maliqi ka bërë publike edhe listën e zgjeruar, në të cilën ka përfshirë 9 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion në rast të ndonjë lëndimi të lojtarëve nga lista kryesore.

Kosova është pjesë e Grupit 10, të cilin e përbëjnë edhe Spanja, Austria dhe Ishujt Faroe.

“Dardanët U19 do të luajnë ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2025. Ky turnament kualifikues i është besuar për organizim FFK-së nga UEFA”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kosovës.

Kosova U19 ndeshjen e parë të këtij turneu do ta luaj më 13 nëntor kundër Austrisë, për të vazhduar me Spanjën më 16 nëntor dhe Ishujt Faroe që përballen më 19 nëntor në duelin e fundit.

Të gjitha ndeshjet, Kosova U19 do t’i luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Next Post

Pa skuadër prej korrikut, Serxho Ramos tentohet nga klubi i njohur në Argjentinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.