• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova U19 mposhtet nga Ukraina, pjesa e dytë vendimtare

13/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është mposhtur në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian (B) në Telavi të Gjeorgjisë.

Të dielën paradite, vajzat tona u mposhtën 27:18 nga Ukraina. Rezultati është dukshëm më i thellë se dallimi i ekipeve në fushën e lojës. Në pjesën e parë vajzat tona ishin rivale të barabarta me ukrainaset. Madje kishin epërsi prej dy golash. Por kishin edhe gabime teknike, sidomos nga dëshira e madhe për sukses.

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 11:10 për Ukrainën. Në pjesën e dytë në lojën e Kombëtares sonë kishte probleme dukshëm më të mëdha dhe këtë e shfrytëzoi Ukraina për fitore me 27:18.

Të shtunën vajzat tona fituan bindshëm ndaj Bullgarisë dhe tani kanë një fitore e një humbje.

Arona Krasniqi u shpall më e mira e ndeshjes nga Kombëtarja jonë. Ajo i shënoi dy gola. Diona Dresh i kishte katër gola, ndërsa Sara Gjergjaj, Arjeta Imeraj e Elona Zeneli i shënuan nga tri. Portierja Alina Shabani i bëri nëntë pritje.

Të martën Kosova U19 luan ndaj Sllovakisë.

Next Post

Zyrtare/ Mirlind Daku rinovnon me Rubin Kazan deri në 2029-ën, lajmërimi frymëzohet nga “Squid Game”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.