• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova U19 përfundon paraqitjen në Botëror, mposhtet në penallti nga Bahreini

16/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.

Në ndeshjen për vendin e 23-të, Kombëtares sonë i mungoi fati. Dardanët e ri u mposhtën në penallti nga Bahreini (33:31 rezultati i përgjithshëm).

Në mesin e pjesës së parë Kombëtarja jonë mbeti pa kapitenin Olsi Mulaj që u përjashtua me të kuq për një moment pafat. Mulaj tashmë i kishte pesë gola.

Kjo bëri që loja të pësoi rënie dhe Bahreini u shkëput në katër gola në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë hendbollistët e Kosovës, u afruan gradualisht dhe në sekondën e fundit me golin e Suad Pajaziti nga penalltia barazuan në 29:29.

Por në gjuajtjen e penalltive fati ishte me Bahreinin (4:2).

Drijon Istefi u shpall më i miri i ndeshjes. Ai i realizoi gjashtë gola.

Suad Pajaziti i kishte tetë e Amar Muqolli shtatë.

Kombëtarja e Kosovës e përfundoi Botërorin në vendin e 24-të nga 32 ekipe kombëtare pjesëmarrëse.

Next Post

Merkato, Kumbulla mbërrin nesër në Majorka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.